Haki Demolli

Demolli: FSK-ja është e hapur për të gjitha komunitetet

Duke folur gjatë ceremonisë së diplomimit të rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ministri, Haki Demolli tha se Forca e Sigurisë së Kosovës është e hapur për të gjitha komunitetet. Certifikimi i 61 rekrutëve është një hap drejt përmbushjes së obligimeve ligjore të FSK-së, që do të jetë e aftë të përmbush obligimet e saj me profesionalizëm. Certifikimi i sotëm ka të veçantën e vet se përmes tij po bëhet dhe përmbushja e radhëve të FSK me pjesëtarët e pakicave që dëshmon diversitetin tonë si FSK dhe shtet, theksoi ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli.

Kontrolloni gjithashtu

Gazmend Hoxha: Të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Lika kanë të kaluar kriminale dhe lidhje me ekstremizëm

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka zbuluar detaje të reja rreth hetimeve për …