Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli në Samitin e Komisioneve të Punëve të Jashtme tha se Kosova do të vazhdojë të punojë për sigurinë e saj të brendshme. Ai tha se bashkëpunimi i Kosovës me vendet e rajonit është i domosdoshëm dhe duhet të vazhdojë. Demolli shtoi po ashtu se prania e NATO-s dhe faktorët ndërkombëtar vazhdojnë të jenë faktor kryesor i paqes në vend dhe rajon duke shtuar se bashkëpunimi mes FSK-së dhe NATO-s të intensifikohet. Kosova nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti fqinj. Ai tha se formimi i Forcave të Armatosura synon të bëhet duke u bazuar në standardet më të larta të Aleancës Euroatlantike.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …