Demolohet ndriçimi publik dhe dekorimet festive në Pozheran

Nga persona të panjohur është demoluar ndriçimi publik, si dhe dekorimet festive të vendosura ditë më parë në sheshin “Mejdi Korrani” në Pozheran. Institucionet komunale të Vitisë, përkatësisht Drejtoria për Shërbime Publike, kanë dënuar këtë akt të njerëzve të pandërgjegjshëm, të cilëve u pengon ndriçimi e po ashtu edhe dekorimet siç është bredhi, që për herë të parë, është vendosur të stoliset Pozherani institucionalisht. Këto veprime, janë të papranueshme dhe nuk i kontribuojn stabilitetit, sidomos në periudhën e fundvitit e në prag të festave. Për këtë veprim të njerëzve të pandërgjegjshëm, është njoftuar edhe stacioni policor në Viti, nga zyrtarët komunal të Drejtorisë së Shërbimeve Publike.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …