Pas reshjeve të dendura atmosferike, disa rrugë dhe segmente të tyre janë dëmtuar e rrënuar tërësisht. Një rrugë që ka pësuar dëmtime të tilla është ajo që lidhë fshatrat Rudë-Sferkë. Komuna e Malishevës ka sqaruar se këtë rrugë e ka ndërtuar Ministria e Infrastrukturës dhe pjesa e dëmtuar është në territorin e Klinës. Komuna e Malishevës, e ka dhënë njoftimin për qytetarë që të mos kalojnë në atë pjesë për shkak të rrezikshmërinë. Dëmtime të jashtëzakonshme ka pësuar edhe rruga për në lagjen Sogojeva të fshatit Grabovc në komunën e Fushë Kosovës. Reshjet e dendura atmosferike kanë bërë që të ketë vërshime e përmbytje në shumë vendbanime anekënd Kosovës.
