Dëmtohen shtyllat e ndriçimit dhe pllakat në parkun “Idriz Rreci” në Skenderaj

Komuna e Skenderajt Para disa muajsh ka investuar në ndriçimin publik në parkun “Idriz Rreci” në Skenderaj, me qëllim të rritjes së sigurisë për qytetarët që e frekuentojnë parkun për argëtim gjatë orëve të mbrëmjes. Janë të papranueshme dëmtimet e ditëve të fundit jo vetëm në ndriçim publik, por edhe në pllakat e shëtitores në këtë pjesë të bukur të qytetit. Kushdo që kryen këto veprime vandale nuk ja do të mirën qytetit. Prona publike po sikurse prona private është e shenjtë dhe duhet të ruhet si e tillë nga të gjithë. Është obligim i të gjithëve që ta ruajmë pastërtinë dhe hapësirat publike të cilat janë në shërbim të së mirës së përgjithshme!

May be an image of outdoors

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Rama mirëpriti në takim Kolonelin Alberto Santini

Kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …