Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka bërë të ditur për mediet se 22 protestues janë shoqëruar për në Stacionin policor. Ai konfirmoi se protestuesit kanë djegur një veturë me targa 3Z, derisa të dëmtuara kanë mbetur edhe disa vetura të tjera zyrtare, rasti i të cilave pritet të definohet në vazhdim. Kelani tha se të dëmtuar kanë mbet edhe disa dritare të mëdha të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës dhe objekteve tjera përcjellëse. Edhe shtatorja e Ibrahim Rugovës ka pësuar dëmtime, ka nënvizuar Kelani.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …