leoni

Demush Shasha: Anëtarët politikë në KQZ-së kanë tendencë shtrembërimin e procesit zgjedhor dhe përmbysjen e pavarësisë së KQZ-së

Demush Shasha: Anëtarët politikë në KQZ-së kanë tendencë shtrembërimin e procesit zgjedhor dhe përmbysjen e pavarësisë së KQZ-së

Drejtori i Institutit EPIK,  Demush Shasha, ka thënë se anëtarët politikë të KQZ, në mbledhjen e sotme shpërfaqën tendencë të qartë për shtrembërimin e procesit zgjedhor dhe përmbysjen e pavarësisë së institucionit të KQZ-së. Ai ka thënë se KQZ-ja po kolapson si institucion i pavarur nga presioni politik që po ushtrohet mbi të. Sipas tij, vendi është futur në një territor të rrezikshëm nga zgjedhjet e vitit 2019, ku po shtrembërohet vullneti i qytetarëve.

Postimi i plotë

Qe një kohë kemi hyrë me një territor të rrezikshëm ku vullneti i qytetarëve po shtrembërohet përmes fiskulturave meskine politike. Mbledhja e sotme e KQZ-së ishte dëshmi e radhës.

Sot administrata e KQZ-së ka dhënë një rekomandim të pavarur për certifikimin e listave të partive politike. A është i drejtë a jo, mbetet të provohet në kuadër të procedurave ligjore, por është pa diskutim rekomandim i tyre profesional dhe i pavarur, në përputhje me kuadrin ligjor për administrimin e zgjedhjeve.

Tani, anëtarët politik të KQZ-së shpërfaqën tendencë të qartë për shtrembërimin e procesit zgjedhor dhe përmbysjen e pavarësisë së institucionit të KQZ-së. Me fjalë të tjera administrimi i zgjedhjeve nuk po i nënshtrohet ekspertizës institucionale, por fiskulturave politike.

Që nga zgjedhjet e 2019-es jemi futur në një rreth vicioz i cili çdo ditë e më shumë po na largon nga vullneti i qytetarëve drejt një territori të rrezikshëm për vendin tonë.

Në çdo shoqëri normale, kur shteti sfidohet reagojnë “siguresat” e ndryshme institucionale të cilat kthejnë shoqërinë në normalitet. Pushtetet e ndryshme balancojnë njëra tjetrën, duke ushtruar pavarësinë e tyre. Ajo çfarë po shohim kohëve të fundit është që çdo “siguresë” e shtetit po dështon të kryej rolin e saj për të kthyer vendin në normalitet, në përputhje me vullnetin e qytetarëve. Rezultati i zgjedhjeve 2019-es u manipulua. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese më shumë komplikuan situatat e krijuara, se sa që ofruan zgjidhje. KQZ-ja po kolapson si institucioni i pavarur nga presioni politik që po ushtrohet mbi të. Partitë politike po largohen edhe më shumë në pozicionime ekstreme.

Asgjë e mirë nuk mund të del nga kjo.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …