Ish-ministri i Anglisë për Evropën, Denis Mek Shejn, konstaton se Spanja, e cila nga 1 korriku e këtij viti ka marr drejtimin e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian, po refuzon të normalizojë marrëdhëniet me Kosovës si shtet kyç të Ballkanit Perëndimor. Spanja është njëra ndër 5 shtetet e unionit që ka qasje të ngurtë ndaj shtetësisë së Kosovës. Ai thotë se tërë kjo situatë është bizare për faktin se presidenca e BE-së ka propozuar, që gjatë periudhës gjashtëmujore të mbahet një takim i nivelit ministror në mes të BE-së dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor për të analizuar perspektivat e anëtarësimit të rajonit në BE. Presidenca spanjolle e BE-së do të mbajë takim në Ballkanin Perëndimor për të diskutuar zgjerimin. Surreale kur Spanja refuzon të normalizojë marrëdhëniet me një shtet kyç të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar, Denis Mek Shejn.
