BUTLER, PENNSYLVANIA - JULY 13: Republican presidential candidate former President Donald Trump is rushed offstage by U.S. Secret Service agents after being grazed by a bullet during a rally on July 13, 2024 in Butler, Pennsylvania. (Photo by Anna Moneymaker/Getty Images)

Dënohet sulmi ndaj Donald Tramp

Autoritete të vendeve të ndryshme kanë dënuar sulmin e armatosur kundër ish presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp. Sulmi është dënuar edhe nga autoritetet tona. Kryeministri, Albin Kurti ka shkruar se mosmarrëveshjet politike në demokraci duhet të shprehen përmes formave paqësore dhe të zgjidhen me zgjedhje të lira dhe të ndershme. “I bashkohem liderëve të tjerë botërorë në dënimin e atentatit të tmerrshëm kundër ish-presidentit të SHBA’së, Donald Trump. I uroj shërim të plotë dhe të shpejtë atij dhe të tjerëve të plagosur dhe i dërgoj ngushëllimet e mia të sinqerta familjes së spektatorit të vrarë” ka shkruar kryeministri, Albin Kurti. Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj këtij sulmi. “I bashkohem liderëve të tjerë botërorë në dënimin e atentatit të tmerrshëm kundër ish-presidentit të SHBA’së, Donald Trump. I uroj shërim të plotë dhe të shpejtë atij dhe të tjerëve të plagosur dhe i dërgoj ngushëllimet e mia të sinqerta familjes së spektatorit të vrarë: ka shkruar mes tjerash lideri I Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Edhe ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas sulmit ndaj ish presidentit amerikan Donald Trump. “Shpreh keqardhje dhe dënoj tentim atentatin ndaj Presidentit Trump. Më vjen shumë mirë që ai është mirë dhe pa lëndime serioze. Lutem për familjen personit që u vra dhe personit që u plagos gjatë tubimit” ka shkruar Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …