DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

Departamenti Amerikan i Shtetit është i shqetësuar në lidhje me nivelin e sigurisë në vendet e Ballkanit Perëndimor

Departamenti Amerikan i Shtetit është i shqetësuar në lidhje me nivelin e sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Në një përgjigje për Radio Evropën e Lirë, Departamenti  ka vlerësuar rreziqet me të cilat po përballen vendet e rajonit tonë, duke përmendur edhe ndikimin e Rusisë në krejt këtë lojë gjeopolitike. Sipas Departamentit. Amerika po punon që të neutralizojë qëllimet e këqija  të Rusisë, duke forcuar bashkëpunimin rjaonal. Duke folur për veriun e Kosovës, por edhe për Bosnjën, Amerika  është shprehur e shqetësuar që rreziqet lokale do të mund të shndërrohen në tensione serioze. Ne mbesim të shqetësuar që tensionet lokale të shndërrohen në tensione serioze politike që mund të stagnojnë shtetet e rajonit, si për shembull në veri të Kosovës dhe duke pasur parasysh kërcënimet për shkëputje në Bosnje e Hercegovinë. Ne po vazhdojmë të punojmë me të gjitha palët për të minimizuar këto rreziqe” – tha një zëdhënës i Departamentit.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …