leoni

Departamenti amerikan i Shtetit, ka radhitur në Listën e zezë Artan Grubin, si dhe gjyqtarin e Gjykatës së Apelit, Enver Behxheti

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) njoftoi të hënën se i ka futur në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara ish-zëvendës-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, si dhe gjykatësin e Gjykatës së Apelit, Enver Behxheti, për shkak të përfshirjes në “korrupsion të madh”. Në një njoftim për media, DASH sqaron se ata janë përfshirë në korrupsion të madh duke pranuar ryshfet për t’i minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijalkovit, ish-drejtorit të shërbimit sekret”. Në listën e zezë janë futur edhe anëtarët e familjes së ngushtë të Grubit, i cili ishte zëvendëskryeministër i Maqedonisë së Veriut nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim gjatë mandatit të kaluar 2020-2024. Në një reagim të tij, Artan  Grubi e mohoi se ka qenë i përfshirë në korrupsion. Si një person që jetën time publike ia kam kushtuar mbrojtjes së vlerave demokratike perëndimore dhe që gjithmonë kam punuar me përkushtim për anëtarësimin e vendit në NATO dhe Bashkimin Europian, ky vendim më prek drejtpërdrejt dhe personalisht”, shkroi Grubi.

Kontrolloni gjithashtu

Grenell

Richard Grenell akuzoi kryeministrin, Albin Kurti, për devijimin e marrëdhënieve historikisht miqësore me Amerikën dhe BE-në

Për herë të parë pas shumë vitesh, marrëdhëniet në mes të  Kosovës dhe Shteteve të …