Në reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit kundër akuzës së kryetarit serb, Aleksandar Vuçiq, drejtuar profesorit, Eduard Xhozef, thuhet nuk ka vend në shoqëritë demokratike për taktika të pista kundër qytetarëve, sikurse ato që janë përdorur kundër profesorit amerikan, nga kryetari serb, Vuçiq. Kohë më parë, gjatë një interviste për një televizion në Serbi, Vuçiq e kishte quajtur profesorin Eduard, një agjent shqiptar, pasi ai kishte deklaruar se heqja dorë nga barrikadat, në veri të Kosovës do të zgjasë deri kur Aleksandar Vuçiqi të vendosë se i duhet një krizë tjetër e re, në Kosovë”. Kryetari serb Vuçiq, as me këtë rast nuk dhe asnjë dëshmi lidhur me pretendimet e deklaruara, por u mbështet si gjithnjë në paragjykimet e paranojën e tij.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …