Departamenti Amerikan Shtetit ka vërtetuar se Serbia vazhdon të operojë me strukturat e saj paralele në veriun e Kosovës. Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin e tij për Kosovën për vitin 2021, thekson se qeveria e Serbisë vazhdon të operojë me struktura paralele në komunat me shumicë serbe në Kosovë. Në raport përmendet se qeveria e Serbisë i përdorë strukturat paralele që të ndikojë te serbët e Kosovës dhe te përfaqësuesit e tyre politike. Serbia ka vazhduar të operojë me strukturat paralele ilegale, në zonat me shumicë serbe të Kosovës dhe në zonat e banuara kryesisht nga komuniteti goran. Qeveria serbe i përdorte shpesh këto struktura për të ndikuar në komunitetet serbe dhe te përfaqësuesit politikë të tyre”, thuhet në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.
Kontrolloni gjithashtu
Bajram Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbijetojë!
Gjatë një takimi me fituesit e Konkursit Kombëtar të Gjuhës, nxënësit e shkollës “Rilindja” në …