DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

Departamenti Amerikan i Shtetit nuk mbështet asnjë ndryshim në statusin aktual të Urës së Ibrit, në Mitrovicë

Departamenti Amerikan i Shtetit ka rikonfirmuar se nuk mbështet asnjë ndryshim në statusin aktual të Urës së Ibrit, pasi konsideron  se hapja e saj në këtë kohë  rrit potencialin për dhunë dhe mund të ndikojë në sigurinë e ushtarëve paqeruajtës të misionit të NATO-s në Kosovë, duke përfshirë edhe ata amerikanë. Hapja e urës për trafikun e automjeteve tani rrit potencialin për dhunë dhe vë në rrezik popullatën vendase si dhe ushtarët e KFOR-it. Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të mos ndërmarrë këtë veprim të pakoordinuar, të njëanshëm dhe ta diskutojë këtë çështje në kuadër të Dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja”, ka thënë një zëdhënësi  i Departamentit Amerikan të Shtetit. Edhe ambasadori amerikan, në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë” tha se ekziston një rrezik real i lidhur me hapjen e urës në Mitrovicë në këtë kohë, që mund të ndikojë në sigurinë e ushtarëve të NATO-s, duke përfshirë edhe ata amerikanë.

Kontrolloni gjithashtu

Besian Mustafa: Për mosvaksinimin e qytetarëve fajtor është Qeveria e cila po dëshiron ta vendos vendin përsëri në karantinë

Besian Mustafa: Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar të kontaktojë deputetët e LDK-së për t’i bindur të kalojnë në VV

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar …