Në raportin e fundit për klimën e investimeve në Shqipëri, Departamenti Amerikan i Shtetit, përmend sërish Sali Berishën, i shpallur non-grata nga Amerika. DASH nënvizon se dhuna politike në Shqipëri është e rrallë, por përmend incidentin e janarit 2022, kur Berisha tentoi të futet me forcë në selinë e Partisë Demokratike, duke kërkuar ndërhyrjen e policisë. Raporti gjithashtu vlerëson se zgjedhjet lokale të majit 2023 ishin të qeta dhe Shqipëria ka ruajtur stabilitet dhe marrëdhënie miqësore me vendet fqinje.
