leoni

Deponia rajonale e mbeturinave në Mitrovicë së shpejti me linjë sortuese të mbeturinave të riciklueshme

Shqyrtimi i mundësive për investime në sektorin e mbeturinave të riciklueshme, ishte temë e bisedës ndërmjet kryetarit të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe drejtorit të Prishtina REA, Ahmet Jetullahu. Në takim ishin të  pranishëm edhe  drejtorët e drejtorive komunale Nasuf Aliu dhe Saad Gashi.

Drejtori i Prishtina REA, Ahmet Jetullahu, i tha kryetarit Bahtiri se është i interesuar që në bashkëpunim me Kompaninë për mbledhjen e mbeturinave “Uniteti”, të realizoj projektin për instalimin e linjës sortuese në deponinë rajonale të mbeturinave në Koshtovë.

“Kemi arritur që të sigurojmë mjetet financiare për realizimin e këtij projekti, andaj edhe kemi biseduar me drejtuesit e “Unitetit” dhe ata janë të gatshëm për bashkëpunim në këtë drejtim. Për realizimin e projektit na duhet edhe mbështetja e juaj. Projekti do të mundësoj hapjen e 10 vendeve të reja të punës”, tha ai.

Sipas tij, komuna duhet të lëshoj një pëlqim me shkrim, me të cilin do t’i mundësohej “Unitetit”, që të lidh me Prishtina REA marrëveshje bashkëpunimi për instalimin e linjtës sortuese të mbeturinave të riciklueshme në hapësirat e deponisë rajonale të mbeturinave në Koshtovë.

Kryetari Bahtiri, i tha mysafirit se ai dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij mirëpresin çdo nismë për investime në të gjithë sektorët për hapjen e vendeve të reja të punës, andaj edhe e mirëpresin edhe këtë nismë të Prishtina REA.

“Ju do ta keni mbështetjen time dhe të komunës në realizimin e këtij projekti. Nuk do të ketë asnjë problem edhe sa i përket pëlqimit për të ju mundësuar juve dhe “Unitetit” fillimin e bashkëpunimit në këtë fushë. Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur për të pru sa më tepër investitorë në Mitrovicë dhe për të ndihmuar bizneset që të zhvillohen dhe të realizojnë me sukses projektet e tyre në të gjitha fushat. Edhe ju do ta keni mbështetjen tonë sa herë që e kërkoni, andaj edhe uroj që të filloni sa më parë realizimin e projektit”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …