PAN: Vendimi për vazhdimin e seancës në Kuvendit në ditën e enjte, është arbitrar dhe i papranueshëm

Deputet të ish koalicionit PAN paralajmërojnë se prioritet i tyre do të jetë kundërshtimi i Qeverisë Kurti

Deputet të ish koalicionit PAN kanë paralajmëruar se prioritet i tyre gjatë këtij mandati qeverisës do të jetë kundërshtimi i Qeverisë Kurti. Veprimet dhe kundërshtimet tona do të varen nga vendimet që do të merr Qeveria Kurti, ka deklaruar për “Kosovapress” deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj. Edhe shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala kërkon bosht opozitar për të kundërshtuar qeverinë Kurti, derisa thekson se në asnjë moment ata nuk do të jenë aty vetëm sa për t’i shërbyer dhe bërë korumin partive në pushtet. Nga ana tjetër njohësit e rrethanave politike dhe shoqëria civile thonë se opozita në këtë legjislaturë do të jetë e fortë, por kërkuan edhe konstruktivitet nga ana e tyre për tema nacionale.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …