Deputet të partive opozitare kanë vlerësuar se Qeveria Kurti ka dështuar në të gjithë dikasteret e saj. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa ka deklaruar për Ekonomia Online se Kosovën po e pret një dimër mjaft i vështirë me ngritje të çmimeve reduktime të mëdha të rrymës. “Nëse flasim për punën e ministrave mund të pyesim sa përqind është realizuar buxheti i Kosovës dhe shpenzuar. Ne kemi më pak se 10% të realizimit të buxhetit nga ministrat. Kemi dështim total të shumicës së ministrave. Kemi skandale të njëpasnjëshme në diplomaci nuk kemi asnjë njohje të re” ka theksuar mes tjerash, deputeti, Hajdar Beqa. Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj ka thënë se qytetarët kanë pritur menaxhim të mirë nga Qeveri Kurti por nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim pasi nuk mund të gjendet as edhe një sukses i kësaj Qeverie. “Nuk munden pas 1 viti e gjysmë qeverisje me u thirr në dështimet e qeverive të kaluara. Tash duhesh me raportuar në baza tre mujore, gjashtë mujore, një vjeçare për sukseset e kësaj Qeverie që në fakt nuk mundemi me thënë që kemi ndonjë sukses” ka theksuar mes tjerash deputetja, Time Kadriaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …