Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kanë akuzuar Qeverinë Kurti për shkelje të Kushtetutës. Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka thënë se Kushtetutën e vendit janë duke e shkelur që nga presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti e po ashtu edhe një pjesë e ministrave. Edhe deputetja nga radhët e Aleancës së Kosovës, Time Kadriaj ka theksuar se praktikë e Vetëvendosjes është që në emër të ç’kapjes së shtetit ta kapin atë. “E kemi potencuar gjatë këtyre amendamenteve të këtyre ligjeve që janë anti kushtetuese, kemi potencuar gjatë debateve që e kemi bë në Kuvend, po megjithatë duke e ditur që qeveria e ka shumicën e votave në parlament i ka votuar dhe si tendencë e vetmja alternativ e opozitës ka qenë që ti dërgojë në Gjykatën Kushtetuese për Interpretim. “Nëse e shohim raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili potencon me plotë herë që e përsërit që në Kosovë ka krim dhe korrupsion po që nuk po luftohet nga qeveria dhe ne kemi rastet e njohura për publikun që moralisht është dashur të dorëhiqen apo të shkarkohen” ka theksuar deputetja, Time Kadriaj.
Kontrolloni gjithashtu
Avni Arifi kritikon reagimet ndërkombëtare, të çuditshme dhe pa drejtim kah Serbia
Opinionisti, Avni Arifi ka drejtuar kritika ndaj qëndrimeve të ndërkombëtarëve pas shpërthimit të së premtes …