Deputetë të Kuvendit të Kosovës po marrin pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të PBEJL

Deputetë të Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj dhe Muhamet Mustafa po marrin pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit për Evropën Juglindore (PBEJL), punimet e së cilës po mbahen në Kroaci. Tema e diskutimit ishte: “Varësia energjetike, siguria energjetike, sfidat e Evropës dhe rajonit”. Delegacionet e Procesit të Bashkëpunimit për Evropën Juglindore (PBEJL) aprovuan raportin dhe rezolutën përkundër vërejtjeve të njëpasnjëshme të delegacionit nga Beogradi. Sot do të zhvillohen punimet e Komisionit të përgjithshëm për Drejtësi, Punë të Brendshme dhe Bashkëpunim për Sigurinë, anëtar i të cilit është deputeti Daut Haradinaj. Raportues në këtë komision është delegacioni nga Beogradi.

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …