Deputetë të opozitës kanë dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci. Padia është bërë nga anëtarët e Komisionit hetimor për tekstet shkollore, të cilët konsiderojnë se ministria ka bërë shkelje ligjore në procesin e subvencionimit të teksteve. Kryetari i komisionit hetimor, Shemsedin Dreshaj ka thënë se raporti i komisionit ka bazë për hetim të mëtejshëm nga Prokuroria Speciale “lidhur me përgjegjësinë e individëve që janë marrë me këtë proces”. Nënkryetari i këtij komisioni hetimor, Ardian Kastrati ka thënë se ka raste që edhe nga diaspora kanë marrë subvencione përmes platformës e-Kosova. Deputeti, Bekim Haxhiu ka thënë se një nga raportet kryesore që kanë kërkuar deputetët e komisionit ka qenë lista e përfituesve nga subvencionimi me tekste shkollore por sipas tyre as Nagavci e as ministri i Financave, Hekuran Murati nuk e kanë dërguar një raport të tillë.
Kontrolloni gjithashtu
Avni Arifi kritikon reagimet ndërkombëtare, të çuditshme dhe pa drejtim kah Serbia
Opinionisti, Avni Arifi ka drejtuar kritika ndaj qëndrimeve të ndërkombëtarëve pas shpërthimit të së premtes …