Deputetë të partive opozitare kanë paralajmëruar se sërish do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për projektligje të tjera. Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, ka thënë se si opozitë rrugë të vetme për të mbrojtur Kushtetutën kanë dërgimin e ligjeve në Gjykatën Kushtetuese pasi kjo qeveri është duke hartuar ligje që nuk janë në funksion të qytetarëve. Edhe deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj ka thënë se kjo qeveria është duke tentuar që edhe ligjet që miraton të i vë në funksion të politikave të tyre. “Po dëshirojnë që edhe ligjet me i vu në funksion të politikave të tyre, politikat e Lëvizjes Vetëvendosjes sepse ne përplot këto ligje para se me kaluar, i kemi dhënë vërejtje dhe kemi thënë që këto ligje janë antikushtetuese dhe që nëse kalojnë do t’i dërgojmë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese” ka theksuar deputetja, Time Kadriaj.
