Qeveria e Kosovës vlerëson se raporti i Bankës Botërore është plotësisht i pa vërtetë dhe i pa bazuar

Deputetë të partive opozitare kanë kërkuar që të mos prishen por të ruhen raportet e mira me SHBA-të

Deputetë të partive opozitare kanë kërkuar që të mos prishen por të ruhen raportet e mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës, Ferat Shala ka thënë për Ekonomia Online se situata në Kosova është shqetësuese, kur kihet parasysh gjendja në veri. Ai ka thënë se janë shqetësuese deklarimet e shumta që drejtojnë kritika në adresë të Kosovës. “Është shqetësuese situata kur i sheh kaq shumë prononcime kundër si asnjëherë më parë në 20 vjet e fundit, dhe e them se vërtetë duhet të jetë shqetësuese për gjithë nivelet politike e ekonomike dhe intelektuale të vendit: ka thënë mes tjerash, deputeti, Ferat Shala. Edhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka thënë për të njëjtin medium se Kosova ka shënuar regres në politikën e jashtme për këto dy vite. Kemi parë një dialog që aspak nuk ka pasur transparencë, një kryeministër i cili ka marrë një pushtet 51 për qind me parimin tjera dhe kur ka ardh në pushtet të gjitha ato i ka shkel, ndërsa asnjëherë nuk është dakorduar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian”, ka thënë deputetja, Rrezarta Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …