Deputetë të partive opozitare mendojnë se në Kosovë duhet të mbahen zgjedhje të parakohshme. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj ka thënë se zgjedhjet e reja janë procesi me i domosdoshëm për këtë vend duke parë gjithmonë këtë qeverisje mënyrën e keqe të qeverisjes së këtij vendi dhe një situatë mjaftë e rëndë, qoftë ekonomike, qoftë në aspektet tjera të këtij vendi. “Prandaj mendoj që sa më shpejt që është e mundur ne duhet të shkojmë zgjedhje dhe sovrani të vendos kush do ta udhëheq Kosovën vitet e ardhshme” ka theksuar deputeti, Rashit Qalaj. Një gjë të tillë e ka kërkuar edhe deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi. Ajo ka theksuar se nëse edhe një ditë vazhdon kjo qeveri, është edhe dhjetëfish dëmi më i madh për qytetarët e republikës së Kosovës, prandaj është mirë që sa më parë me shkuar në zgjedhej të parakohshme.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …