Duket se deputetja e Vetëvendosje, Drita Millaku, nuk ka njohuri se për vrasjen e Komandant Drinit është akuzuar madje edhe është dënuar me burg, edhe pse krejtësisht pa fakte, ish komandanti i UÇK-së, Salih Veseli, të cilin ajo në deklaratat e saj paushale e ka ngatërruar me kryekuvendarin, Kadri Veseli. Gjatë seancës ajo iu drejtua Kadri Veselit se paska pasur aktakuzë në vitin 2003 dhe se ka një vendim të Prokurorisë. Lënda në fjalë ka të bëjë me ish-komandantin Sali Veseli, i cili ishte dënuar në mars të vitit 2003 nga Gjykatën e Prizrenit, për gjoja nxitje në vrasjen e Ekrem Rexhës i njohur si komandant Drinit, por është liruar para kohe në mungesë të provave.
Kryeministri Ramush Haradinaj, para deputetëve ka folur për kërkesën e tij të mëhershme me të cilën ka kërkuar që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të përfshihen në bisedimet mes të Kosovës dhe Serbisë.“Unë po akuzohem dhe po kritikohem se kam kërkuar përfshirjen e amerikanëve në bisedimet me Serbinë. Neve nuk na konvenojnë këto bisedime nese nuk na hapin rrugë. Serbia deri në vitin 2023 po thuhet se ka me hy në Evropë, ndërsa neve po na thonë rrini këtu ku jeni, por nuk do të veprojmë kështu, sepse fundi i fundit ne jemi këtu falë edhe mbështetjes së amerikanëve”, ka thënë ne foltorën e Kuvvendit, kryeministri Haradinaj.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, është shprehur kritik për kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn. Ai ka thënë për mediet se është fatkeqësi për Kosovën që e ka kryeministër dikë si Haradinajn. “Sjelljet e tij nuk janë parlamentare; nuk i shkojnë për shtati pozitës së tij. Është totalisht joserioz në pozitën që e ka. Është fatkeqësi për vendin që e ka një kryeministër të tillë. Hoti mendon se Haradinaj nuk i koncepton dot nevojat që i kanë qyetarët në vitin 2017.
Ambasada e Rusisë në Kanada dhe Komiteti i Politikës së Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan patën përplasje të ashpër rreth Kosovës. Së pari, ambasada ruse ka shkruar për komentet e kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi gjatë qëndrimit të tij në Ottawa (Kanada) ku pas vizitës së fundit Thaçi ka folur për qëndrimet e anti-ruse në mediat kanadeze, duke thënë se Kosova është Serbi. Këto komente zgjuan reagimin e Komitetit të Politikës së Jashtme të Kongresit të Amerikës duke shkruar se, “Kosova është shtet i pavarur dhe se Krimea është pjesë e Ukrainës.