Dy deputetët e Vetëvendosjes, Albin Kurti e Donika Kadaj-Bujupi janë liruar nga masa e paraburgimit. Atyre nuk u është caktuar ndonjë masë tjetër sigurie, ndërkaq aktgjykimi për katër deputetët e Vetëvendosjes do të shpallet më 3 janar 2018. Lirimin nga paraburgimi e ka konfirmuar për mediet avokati i Donika Kadajt-Bujupi, Afrim Salihu, i cili tha se shpallja e aktgjykimit do të bëhet më 3 janar. Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi e Albulena Haxhiu akuzohen për përdorim të armës, ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare, ndërsa Faton Topalli vetëm për veprën e dytë penale.
Kontrolloni gjithashtu
Lidhur me rikthimin e Vjosa Osmanit në LDK, Lutfi Haziri thotë se një presidente në detyrë nuk sheh mbrapa
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kundërshtuar zërat për një rikthim të …