Arben Gashi

Deputetët, Arben Gashi dhe Hisen Berisha, qesëndisin Albin Kurtin për vizitën e tij një javore në Greqi

Kryeministri, Albin Kurti, pasi u kthye nga Greqia, ku ka qëndruar  nga 5 korriku,  mori pjesë në seancën e sotme të Kuvendit. Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi e ngacmoi  Kurtin duke i thënë se qenke rrezitur mirë. Ngacmimit për qëndrimin e Kurtit në Greqi  iu bashkua edhe deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, por ai iu drejtua edhe me ironi duke konstatuar se Kurti ka qëndruar në Greqi për ta zgjeruar projektin e tij për bashkimin e trojeve shqiptare. Kryeministër mirë se ke ardhur  nga një mision i vështirë nga tokat e Çamërisë apo të Epirit dhe pas zgjidhjes së çështjes së Kosovës, ju falënderojmë  që po kontribuoni në zgjidhjen e çështjes së çamëve në Greqi”, tha me shpoti, deputeti Hisen Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …