Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka marrë pjesë në konferencën ndër-parlamentare “Përfitimet e Procesit të Berlinit”, e cila u mbajt në Petrovac, të Mal të Zi, ku theksoi mbështetjen e Kosovës për këtë proces. Së bashku me deputeten e AAK-së, Time Kadriaj, ajo diskutoi sfidat e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht ndikimin destabilizues të Rusisë në rajon. Deliu-Kodra nënvizoi se Kosova dhe Bosnja e Hercegovina janë veçanërisht të kërcënuara nga përpjekjet e Rusisë për destabilizim. Ajo dënoi gjithashtu sulmin e vitit të kaluar në veri të Kosovës, ku u vra togeri, Afrim Bunjaku, duke kërkuar siguri të shtuar për vendet e rajonit. Gjatë debatit, delegacioni i Serbisë u largua nga salla, duke shënuar një moment të tensionuar në konferencë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …