LDK: Seanca e Kuvendit të Kosovës sot u ndërpre në mungesë të shumicës parlamentare

Deputetët me deklaratë të përbashkët për të dënuar sulmin kundër Kuvendit të Kosovës

Sot në Kuvendin e Kosovës, deputetja, Blerta Deliu nga radhët e PDK-së, ka lexuar deklaratën e përfaqësuesve të Kuvendit të Kosovës në të cilën thuhet: “Dënojmë fuqishëm sulmin kriminal të kryer mbrëmë mbi Kuvendin e Kosovës, ky sulm është kundër interesave të qytetarëve të Kosovës. Mosmarrëveshjet politike do t’i zgjidhim përmes dialogut politik dhe asnjë kauzë nuk mund të arrihet përmes dhunës dhe ftojmë institucionet që të marrin të gjitha masat për të zbardhur rastin.  Albulena Haxhiu ka thëne se Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes nuk është ftuar që të marrim pjesë në draftimin e kësaj deklarate. “Ne nuk jemi dakord me piken 3 e cila aludon një qellim, një qellim të caktuar andaj ne kërkojmë që të mos miratohet kjo deklaratë deri sa të mos bëhen bashkë të gjithë shefat e Grupeve Parlamentare, ka thënë ajo. Të njëjtat fjalë i ka thënë edhe Albin Kurti i cili nuk ka hezituar t’i cilësoj disa nga deputetët “përfaqësues të korrupsionit”. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci ka thënë se ia ka ofruar tekstin të gjitha Grupeve Parlamentare dhe në mungesë të shefit të GP të Vetëvendosjes, tekstin ia ka dhënë deputetit Kurteshi, dhe është shprehur i gatshëm që ky tekst të harmonizohet.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …