Duda Balje

Deputetet: Duda Balje e Labinotë Demi-Murtezi, kundërshtuan kodin pervers e të panatyrshëm për martesat e gjinisë së njëjtë

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje, e ka përsëritur qëndrimin e saj duke thënë se nuk është gatshme të përkrah komunitetin LGBT, pasi ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se e mbështesin komunitetin LGBT dhe martesat mes gjinisë së njëjtë duke shtuar se të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit.  Duhet të kuptoni që ne jemi një vend i vogël, një shtet i vogël, të gjithë deputetët brenda dhe jashtë kemi traditën tonë, kulturën tonë dhe mendoj që ndoshta nuk jemi ende të gatshëm në këtë moment të bëjmë një gjë të tillë. Unë personalisht si kryetare isha kundër Kodit Civil, edhe tani e kam këtë mendim, ka thënë Duda Balje. Ndërkohë,  deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Labinotë Demi-Murezi, ka thënë se pjesa ku nuk pajtohet me Kodin Civil është krijimi i familjes dhe adoptimi fëmijëve nga komuniteti LGBT. Fillimisht është i nevojshëm një sqarim brenda kësaj çka nënkupton ‘bashkësia e regjistruar civile’, kur bëhet fjalë për familjen personalisht bazuar në bindjet e mija fetare dhe kombëtare jam shumë e rezervuar sepse nëse kjo quhet familje atëherë shkon edhe tek trashëgimia e njëjtë, shkon deri të adoptimi i fëmijëve e unë këtu i kam rezervat e mia, ka saktësuar deputetja, Labinotë Demi-Murtezi.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …