Deputetët e AAK-së kanë lëshuar sallën e Kuvendit, nga shkaku se nuk po marrin përgjigje për pyetjet parlamentare

Deputetët e AAK-së kanë lëshuar sallën e Kuvendit, nga shkaku se nuk po marrin përgjigje për pyetjet parlamentare

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës, për shkak se nuk po marrin përgjigje për pyetjet parlamentare. Kryetari  i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se asnjë minutë nuk do të rrinë në këtë seancë për shkak se nga kryeministri e të gjithë ministrat e tjerë mungojnë në seancë. Edhe deputetët e PDK-së, kanë akuzuar shumicën e ministrave dhe kryeministrin Albin Kurti, të cilët munguan në seancën e paraparë për pyetje parlamentare, duke thënë se kjo pamje tregon më së mirë se duhet gjendur një zgjidhje për të shkuar në zgjedhje.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …