Deputetët e arrestuar të opozitës nga Policia e Kosovës janë dërguar në Pallatin e Drejtësisë. Ata duke hyrë brenda kanë brohoritur “Zajednica nuk kalon” dhe kanë përshëndetur familjarët e tyre që gjenden atje. Deputeti Pal Lekaj ka deklaruar se nuk pritet asgjë nga kjo seancë, sepse dihet se e gjithë ky proces është politik. “Shtypjen që po i bënë Qeveria ndaj opozitës, nuk do ta ndalin këtë të fundit të vazhdojë drejt qëllimeve të tyre”, ka thënë ai. Deputetët dyshohen se kanë kryer veprat penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve (Gaz lotsjellës) dhe “Pengim i personave zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”. Mbetet të shihet nëse do t’i lirojë në procedurë të rregullt, apo do të ketë ndonjë masë tjetër për deputetët Pal Lekaj, Besa Baftiu, Donika Kadaj-Bujupi, Shqipe Pantina, Fisnik Ismaili, Enver Hoti, Teuta Haxhiu, Mytaher Haskuka dhe Rexhep Selimi. Deputetëve të opozitës dje u është caktuar masa e arrestit prej 48 orëve. Ndërkohë, Policia po pret që të arrestojë edhe Albulena Haxhiun në QKUK, ku ajo po trajtohet pas lëndimit që pësoi gjatë përleshjeve me sigurimin e Kuvendit
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …