Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka marrë vendim që të formohet një grup punues për t’iu adresuar komisioneve parlamentare për punë të jashtme të vendeve të Evropës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për liberalizim të vizave për Kosovën. Kryetarja e Komisionit, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, deklaroi se si janë të interesuar të dinë se përse vendi nuk ka liberalizim të vizave edhe janë plotësuar kriteret. Anëtarja e komisionit nga PDK-ja, Ariana Musliu-Shoshi propozoi që të bëhet një strategji për punë të jashtme para se të bëhet grupi punues. Në këtë mbledhje u morë vendim që nga një përfaqësues i grupit parlamentar të caktohet për të hartuar letrën për t’iu drejtuar komisioneve parlamentare të Evropës dhe SHBA-së.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …