Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro projektligjit të Qeverisë për veteranët e UÇK-së. Projektligji me ndryshime që u soll në Parlament ka marrë votat e 58 deputetëve katër kanë abstenuar, asnjë nuk ka votuar kundër.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti në seancën ku u diskutua projektligji për Veteranët e luftës ka thënë se shteti nuk ndërtohet në këtë mënyrë, e as nuk arrihet drejtësi më projektligje të tilla. Qeveria e Kosovës tradicionalisht veteranët e luftës i ka cilësuar si problem politikë e social dhe jo si çlirimtar. Ai ka kritikuar edhe organizatat e dala nga lufta të cilat nuk e kanë ngritur zërin për të mbrojtur ushtrinë çlirimtare. Organizatat e dala nga lufta është dashur që të mbrojnë Adem Jasharin dhe UÇK-në, kur është hartuar Kushtetuta, aty është harruar UÇK-ja e Adem Jashari. Tash të përmendet UÇK-ja e Adem Jashari ku bëhet fjalë për pare, nuk besoj që i bënë mirë as UÇK-së e as Adem Jasharit, ka thënë Kurti.