Deputetët e Kuvendit të Kosovës paguhen për secilin angazhim, qoftë nëpërmjet pjesëmarrjes në seanca plenare, në mbledhjet e komisioneve dhe kompensimet për udhëtimet jashtë apo brenda vendit. 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës, përveç pagës mujore prej rreth 1500 eurosh në muaj, gëzojnë edhe të drejta shtesë materiale për çdo aktivitet të tyre. Për dy seanca gjatë muajit, ata marrin 240 euro. Kurse, për pjesëmarrjen në mbledhjet e komisioneve parlamentare, fitojnë shtesa prej 160 eurosh. Kështu, si tërësi, të ardhurat mujore të deputetëve, përfshirë edhe mëditjet, arrijnë apo edhe e tejkalojnë shumën prej 2000 euro, aq sa pagat e 25 pensionistëve, apo tetë herë më tepër se paga mesatare në vend. Shumë prej deputetëve në vazhdimësi kanë kërkuar rritjen e pagave mujore, por ka në mesin e tyre edhe disa, të cilët janë deklaruar kundër.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …