Deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen sot në orën 10:00 për të vijuar seancat plenare të lëna përgjysmë. Në rendin e ditës janë paraparë mbi 60 pika mbi të cilat do të diskutohet dhe kërkohet vota e ligjvënësve. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur më 16 dhe 20 maj 2019 janë: votimi për formimin e Komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë, vendimi për ndërtimin e Muzeut të Gjenocidit, tek ish – Fabrika e tjegullave, vendimi për ndërtimin e Memorialit të dëbimit, tek stacioni hekurudhor i Prishtinës dhe caktimi i Ditës së Gjenocidit.
Kontrolloni gjithashtu
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve …