Deputetët e Kuvendit të Kosovës takime në Bruksel

Deputetët e Kuvendit të Kosovës takime në Bruksel

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Xhavit Haliti, i shoqëruar nga deputetët e Komisionit për Integrime Evropiane, kanë takuar në Bruksel raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon dhe zëvendëskryetaren e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek. Gjatë takimeve të ndara, delegacioni i Kuvendit të Kosovës ka diskutuar për procesin e liberalizimit të vizave dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë marrë mesazhe të qarta se Kosova ka perspektivë evropiane dhe institucionet duhet të përmbushin obligimet e marra në luftën kundër dukurive negative, në mënyrë që vendi të ecë më shpejt në integrimet euro atlantike, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …