Dialogu Kosovë-Serbi

Deputetët e Kuvendit të Serbisë shqyrtojnë Raportin për bisedimet me Kosovën nga 15 qershori deri më 1 shtator 2022

Deputetët e Kuvendit të Serbisë do ta shqyrtojnë Raportin për procesin e bisedimeve me Kosovën nga 15 qershori 2021 deri më 1 shtator 2022, në seancën e posaçme të Kuvendit. Raportin do ta prezantojë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili do t’i informojë deputetët dhe qytetarët për gjendjen aktuale, sfidat përpara, si dhe gjithçka që shteti ka bërë deri më tani për popullin serb në Kosovë. Një seancë e posaçme parlamentare për Kosovën është kërkuar nga grupi parlamentar i SNS-së, si dhe disa parti parlamentare opozitare. Propozime për një rezolutë për Kosovën kanë dorëzuar edhe disa parti të tjera të opozitës, bëjnë ditur mediet në Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE miraton rritjen e çmimit të energjisë elektrike deri në 16%

Zyra e Rregullatorit për Energji ka miratuar të hyrat maksimale të lejuara për operatorët e …