Kuvendi i Kosoves

Deputetët e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës pritet që nesër të marrin vendim për shpërndarje

Deputetët e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës pritet që nesër më 22 gusht  të marrin vendim për shpërndarjen e Kuvendit. Seanca për t’i dhënë fund edhe kësaj përbërje të legjislaturës pa i skaduar mandati kushtetues, erdhi pas dorëheqjes së  Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit të Kosovës. Haradinaj, pati dhënë dorëheqje pas ftesës që kishte marrë nga Gjykata Speciale në Hagë për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte. Deputetët, si ata në pushtet ashtu edhe në opozitë, konsiderojnë se pas qëndrimeve të partive politike se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, nuk mund të pritet diçka tjetër në seancë përveç votimit për shpërndarjen e Kuvendit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …