Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani dhe Gramos Agusholli nuk kanë ndryshuar qëndrim ndaj Kodit Civil. Deputeti, Eman Rrahmani ka thënë se nuk do ndryshojë qëndrim rreth kësaj çështje. Nuk ndryshoj qëndrim rreth kësaj çështje”, ka thënë ai. Edhe deputeti, Gramos Agusholli ka thënë se nuk ka ndryshuar qëndrim. Dje ministrja, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së qeverisë, ka thënë se gjatë këtij viti pritet që në Kuvendin e Kosovës të shkojë për votim Kodi Civil dhe ai i Procedurës Civile, ku dhe besojnë që kësaj radhe do të miratohet. Ajo ka thënë se vonesat për t’u votuar këto kode kanë duke ndodhur pasi po punohet me deputet që janë kundër. Sipas saj, ata janë duke diskutuar edhe me deputete e mazhorancës, por edhe të opozitës që kur ky ligj të shkoj për votim në Kuvend të mos dështojë.