Deputetët e Listës Serbe, sot janë rikthyer në Kuvend, pas një mungese prej gati pesë muajsh, vetëm për të siguruar vazhdimin e mandatit dhe për të marrë pagat e majme mujore nga buxheti i Kosovës. Kjo praktikë u lejohet me ligj për të mos djegur mandatet e deputetit. Mungesa e tyre në Kuvend shpesh ka qenë cak i diskutimeve se nuk përfaqësojnë e nuk përçojnë interesat e qytetarëve serbë në institucionin më të lartë të Republikës së Kosovës. Sipas Kushtetutës së Kosovës, neni 70, pika 5, mandati i deputetit përfundon kur mungon gjashtë muaj rresht në seancat e Kuvendit.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …