Deputetët e opozitës kanë thirrur seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit lidhur me sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit

Deputetët e opozitës kanë thirrur  seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, më 4 shtator,  për dështimet e qeverisë lidhur me  sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit. Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe anëtarja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, Eliza Hoxha e ka publikuar kërkesën, teksa ka thënë se Kuvendi duhet ta ndërpres pushimin e “t’i kthehet punës”. Ky vit i ri shkollor, po fillon i shoqëruar me njërin prej skandaleve më të mëdha të kësaj qeverie: Dështimin për sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit, nga klasa e parë deri në klasën e nëntë. Shkollat janë të papërgatitura, nxënësit nuk kanë tekste shkollore e materiale mësimore, ndërsa familjet e prindërit janë të braktisur. Mbi 200 mijë nxënësve nuk do t’iu ofrohen në shkolla tekstet falas, ashtu siç e përcakton ligji dhe ashtu siç ka ndodhur për më shumë së një dekadë. Në kushtet e paaftësisë dhe mosveprimit të qeverisë, Kuvendi duhet të ndërpres pushimin dhe t’i kthehet punës, e të diskutoj mbi përgjegjësinë e qeverisë për këtë dështim të pashembullt në përmbushjen e mandatit kushtetues e ligjor të saj ka deklaruar deputetja, Eliza Hoxha.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …