Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj dhe ai i AAK-së, Pal Lekaj, konsiderojnë Qeverinë Kurti, si të paaftë për të cilën thonë se e vetmja punë që e bëjnë janë shkarkimet me apo pa të drejtë. Deputeti Selmanaj thotë për Ekonomia Online se edhe në komisionet ku ai bën pjesë, vërehet mospuna e tyre, teksa e sheh si paaftësi të pozitës për të proceduar ligje sa duhet. Fillimisht duhet konstatuar fakti se në këtë demokracinë tonë të re parlamentare është rasti i parë kur kemi një mazhorancë të madhe, pra një shumicë parlamentare që asnjëherë nuk ka qenë i një grupi parlamentar që ka shumicën për të kaluar çfarëdo që vlerëson, dhe është pritur që kjo mazhorancë do të ketë një dinamikë të madhe të punëve në Kuvend, por këtu jemi zhgënjyer thellësisht”. Edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, për Ekonomia Online ka thënë se pozita më shumë u ka dhënë hapësirë zgjedhjeve lokale, sesa obligimin që e ka marrë nga qytetarët, për të kryer detyrat dhe premtimet. Kjo është vërejtur edhe në dështimin e mbledhjes së Kryesisë, për disa herë rresht.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …