Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca bëri të ditur se në mocionin për kërkesat e grevistëve të Trepçës morën pjesë në votim vetëm 86 deputetë. 33 deputetë e kanë përkrahur mocionin, 36 kundër dhe 7 abstenuan. Po ashtu nuk kaloi as propozimi i partive opozitare për kërkesat e Policisë së Kosovës, të cilët edhe dje kanë protestuar, në Prishtinë. Nga 94 deputetë sa ishin të pranishëm në sallë, 84 prej tyre morën pjesë në votim. 34 deputetë e përkrahën mocionin, 50 deputetë abstenuan. Në seancën e sotme si pikë e veçantë është paraparë edhe miratimi i Deklaratës në mbështetje të Rezolutës së Parlamentit Evropian e datës 19 tetor 2023 mbi zhvillimet e fundit në dialogun Serbi-Kosovë, duke përfshirë situatën në komunat veriore të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …