Arben Gashi

Deputetët e opozitës lëshuan seancën e sotme, pasi pozita nuk e përkrahu mocionin për formimin e një komisioni hetimor

Deputetët e partive politike opozitare e kanë lëshuar seancën e sotme, në Kuvendin e Kosovës,  pasi pozita nuk e përkrahu mocionin për futjen në rend të ditës të formimit të komisionit hetimor parlamentar për krizën energjetike, i propozuar nga PDK-ja. Shefat e grupeve parlamentare nga partitë opozitare e kanë cilësuar këtë veprim të pozitës si një mohim të së drejtës kushtetuese. Opozitës iu mohua një e drejtë kushtetuese, që është mbikëqyrja parlamentare e punës së institucioneve. GP i LDK- së deri në formimin e Komisionit Parlamentar, nuk do të marrë pjesë në asnjë votim, për këtë seancë ne lëshojmë sallën”, ka thënë shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi. Pas LDK-së, edhe PDK-ja ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë më në votim dhe lëshoi sallën. Sot u bë një veprim i dëmshëm nga shumica në Kuvend. Na u ka mohuar një të drejt bazike, parlamentare për ta bërë një hetim parlamentar në lidhje me krizën energjetike dhe shpenzimin e taksave të qytetarëve të Kosovës. Ju sot me mosvotimin e kësaj pike na mohuat  të drejtën për hetim parlamentar. Si Grup Parlamentar i PDK-së nuk do të marrim pjesë në votimet e mëtejme  në asnjë seancë tha, Abelard Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …