Kushtetuta e Kosovës, e miratuar nëntë vjet më parë po shkelet tërësisht nga vetë ata që janë të thirrur për zbatimin e saj. Sipas ekspertëve kushtetues, aktin më të lartë juridik në vazhdimësi e kanë shkelur kryetari i Kosovës, kryeministri dhe kryekuvendari. Punën e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës që nga themelimi e deri më sot përfaqësuesit e opozitës e vlerësojnë me notë negative. Albulena Haxhiu, deputete e lëvizjes “Vetëvendosje”, thotë se kjo Gjykatë e ka humbur kredibilitetin, po ashtu shprehen edhe deputetet: Teuta Haxhiu dhe Valdete Bajrami.
Kontrolloni gjithashtu
Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë
Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …