Deputetët e partive në pushtet e kanë pamundësuar për të gjashtën here me radhë krijimin e Komisionit Hetimor Parlamentar i cili do të merrej me raportimet mbi keqpërdorimin e Qeverisë Kurti me paranë publike. Kryetari i këtij komisioni, Rashit Qalaj ka thënë se nuk kanë marrë ndonjë sqarim me shkrim për mungesën e deputetëve të pozitës. Ne i kemi dërguar një letër Zyrës ligjore të Kuvendit për një interpretim dhe kemi marrë një opinion pa opinion. Opinioni e shton konfuzitetin dhe nuk sqaron asgjë, vetëm se janë përmendur detyrimet e deputetëve të cilët janë të detyruar të marrin pjesë në komisione. Dyshimet për keqpërdorim, sidomos për grurin dhe vajin janë të bazuara, sepse kemi shumë fakte që do t’i bëjmë publike javën e ardhshme. Mungesa e kolegëve nga Lëvizja Vetëvendosje po e pamundëson funksionimin e këtij komisioni. Në mbledhjen e ardhme do të vendosim nëse do ta bartim këtë çështje në Kuvend ose do të vazhdojmë të tentojmë konstituimin e tij”, tha kryetari i komisionit, Rashit Qalaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …