Deputetët e Sali Berishës vazhdojnë desktrukcionet vandaliste në Kuvendin e Shqipërisë

Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë po përballet me tensionet mes Gardës së Republikës dhe deputetëve të opozitës . Nga pamjet e siguruara nga brenda sallës së Parlamentit shihen forca të shtuara të Gardës, karrige të përmbysura pranë foltores dhe ligjvënës të grupimit të Sali Berishës të cilët kanë nisur edhe përplasjet.  Garda ka kontrolluar deputetët para se të futen në sallë, ndërsa brenda ambienteve nuk e kanë lejuar ish-kryeministrin të zërë vend në foltore. Sot në Kuvend pritet të diskutohet buxheti i vitit 2024. Megjithatë gjasat për të pasur një seancë normale me diskutime në interes të qytetarëve janë të pakta ndërkohë që grupimi i Berishës është i vendosur të bllokojë punimet e Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …