Deputetët e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli e Salih Zyba i kanë ndërhyrë në fjalë, deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, gjatë mbledhjes së Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, pasi ajo ka kërkuar që t’u bëhet inspektim kafiterive në lidhje me ujin që shërbehet, pas vlerave të larta të manganit në liqenin e Badovcit. Ganimete Musliu ka thënë se shteti duhet të asistojë ofrimin e mundësisë së furnizimit nga vende të tjera, dhe jo nga Badoci. Nuk munden qytetarët me zgjidhë këtë problem, secili institucion duhet të alarmohet, të ngritët inspeksioni. Por ende duke folur i ka ndërhyrë në fjalë deputeti i Vetëvendosjes, Salih Zyba, duke u shprehur se kjo thirrje është e papranueshme. Deputetja Ganimete Musliu, kërkoi nga ai që mos t’ia ndërpres fjalën. Ti s’ma tërheq vërejtjen se ti je kërkushi. Le të jetë hera e fundit, tha ajo. Deputetja Pacolli, ka thënë se kjo nuk është çështje që u takon deputetëve. Ty nuk të takon me bë thirrje, rri në rend të ditës. Unë kërkoj nga inspektorati të dalë dhe t’i inspektojë lokalet, ka sqaruar deputetja, Ganimete Musliu.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …