Deputetët e Vetëvendosjes mbajtën një seancë të Kuvendit, pa praninë e asnjë deputeti të opozitës. Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se projektligjet e rendit të ditës kishin rëndësi të madhe dhe afate kohore të ngushta që rrezikonin procese të rëndësishme në vend. Organizimi i seancës ka shkaktuar kritika të ashpra nga opozita dhe shoqëria civile. Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e cilësoi mbledhjen si një “puç parlamentar”. Sipas tij, thirrja e seancave në orët e vona, pa respektuar procedurat e rregullta, është një veprim antidemokratik dhe “kontrabandim i ligjeve”. Në këtë seancë janë miratuar disa projektligje, duke përfshirë atë për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, ligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit, si dhe projektligjin për shërbimet e pagesave. Të gjitha u miratuan me votat e deputetëve të pushtetit, me shumicën prej 63 votash pro dhe asnjë kundër.
Kontrolloni gjithashtu
Këshilli Koordinues i Familjarëve të të Zhdukurve, kërkon drejtësi për Viktimat e Luftës në Kosovë
Edhe këtë vit, Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve organizoi një takim për …